Aktualitet11 Korrik 2019, 16:58

Konçensioni 300 milionë euro për Check-Up, ish-ministri i qeverisë Rama: Dështim, nuk ka zbuluar asnjë sëmundje!

Shkruar nga Pamfleti
Konçensioni 300 milionë euro për Check-Up, ish-ministri i

Raporti i KLSH-së sipas të cilit rezulton se buxheti i shtetit ka pësuar dëme në miliona euro në vit për shkak të koncensionit të Vilma Nushit. Në raportin e tij të fundit KLSH e provoi si plotësisht të vërtetë denoncimin e PD se koncensioni i Check Up-it, është simboli i korrupsionit të koncensioneve të qeverisë Rama.

Raporti i KLSH konfirmon se pavarësisht se analizat e Check up-it i ka kryer vetëm 26 % e popullsisë, kompania e Vilma Nushit, kliente dhe sponsore e Edi Ramës është paguar me 22 milionë euro, 7 prej të cilave për analiza të pakryera kurrë. Ky abuzim skandaloz është vënë në dukje dhe nga KLSH, duke theksuar dy linja korruptive që favorizojnë kompaninë sponsorizuese të kryeministrit.

Për konçesionin e check upeve ka reaguar edhe ish minsitri i drejtësisë Ylli Manjani i cili e ka quajtur një dështim të plotë, që nuk ka diagnostifikuar asnjë sëmundje.

“Nuk kam dëgjuar asnjë, që pasi ka bërë check up e shtetit, të thotë se zbuloi ndonjë sëmundje. Madje edhe sëmundjet që i dinë njerëzit se i kanë, check up ua fshin…. Kjo kategori dalin disi “të lumtur”. Kam dëgjuar edhe raste të tjera që 1 muaj pas check up janë diagnostifikuar me kancer. Nuk kam asnjë ngarkesë negative me kompaninë, por me të gjithë strukturën e shtetit që lidhi një kontratë të tillë dhe që nuk e mbikqyr se çbëhet!!!” – shkruan Manjani në Facebook.

Në vend që të investojnë për të mbajtur në Shqipëri mjekët dhe infermierët, në vend që t’u sigurojnë shqiptarëve shërbim cilësor dhe ilaçe të paskaduara, Edi Rama ka zgjedhur të pasurojë oligarkët e tij dhe t’u paguaja atyre të paktën 300 milionë euro. /Pamfleti

Aktualitet