Showbiz18 Korrik 2019, 01:20

Koncerti i Unikkatil në Mitrovicë acaron serbët, dhunojnë tabelet promovuese të këngëtarit

Shkruar nga Pamfleti
Koncerti i Unikkatil në Mitrovicë acaron serbët, dhunojnë

Koncerti i Unikkatil në Mitrovicë acaron serbët, dhunojnë tabelet promovuese të këngëtarit

Një ndër repërët më të njohur të trojeve shqiptare, Unikkatil do të rikthehet në Kosovë me një koncert recital. Reperi do të perfomrojë në Mitrovicë më 27 korrik, ku krahas tij do të ketë të ftuar edhe artistë të tjerë si Mozzik, Loredana apo artistja e muzikës popullore Shkurte Fejza.

Mitrovica njihet tanimë si një qytet “i ndarë në dy pjesë” pasi një pjesë e popullsisë është serbe. E duket se koncerti i reperit shqiptar, ka irrituar së tepërmi minoritetin serb.

Së fundmi, në rrjetet sociale është bërë virale një video ku tregohet se një ndër tabelat prmovuese të koncertit, është dëmtuar. Bëhët fjalë për zonën e Gracanicës ku shumica banuese është serbe. Tabela e cila mbante posterin e koncertit është gjuajtur duke tentuar të thyhet.

Por kjo nuk i ka ndalur aspak as artistët dhe as fansat që të presin me padurim koncertin. Ne shpresojmë që çdo gjë të kalojë pa asnjë incident dhe këtë herë serbët të mbajnë “inatin e tyre” larg artit.

27 Korrik!! Mitrovicë. Stadiumi ADEM JASHARI ?????? @te3e3e

A post shared by Unikkatil (@unikkatilofficial) on

 

Dashten sdashten serbet ky koncert do te mbahet ☺ Shihemi me 27 Korrik . Unikkatil & The Bloody Alboz#unikkatil #thebloodyalboz

A post shared by Transmetuesi (@transmetuesi) on

Showbiz acaron serbët me koncertin tij unikatili