Koncesioni pompave të naftës, iu dhurua Gentian Sulajt më 20 qershor, tenderi fals do bëhet më 18 tetor, ja 2 dokumente

Koncesioni pompave të naftës, iu dhurua Gentian Sulajt më 20 qershor, tenderi fals do bëhet më 18 tetor, ja 2 dokumente

Kryehajduti dhe kryemashtruesi Edi Rama, që quan “shpifje” krimet e tij, pas 24 orëve, nis vjedhjen e 70 milionë eurove të tjera nga xhepat e shqiptarëve, me pazarin koncesionar 20-vjeçar, të bërë me burrin e drejtores Gentiana Sula e cila, i ka zhdukur dosjet e zeza të spiunllëqeve të deputetëve kriminelë, miq të tij..

Ditën e enjte, kur shqiptarët, do vazhdojnë të dëgjojnë pallavrat dhe skizofrenitë e Edi Ramës në parlament, në zyrën e kryesekserit Arben Ahmetaj, do të jepet koncesioni, për “Kontrollin pompave në pikat e shitjes së karburanteve”, me afat 20 vjet.

Këtë koncesion, që Arben Ahmetaj e ka shpallur, për t’u zhvilluar si garë, në datën 18 tetor 2018, sipas dokumentit që disponon dhe po publikon “PAMFLETI. rezulton se është mashtrim publik me garë fiktive e dokumente shtetërore false, mbasi fituesi i këtij koncesioni është firma “Noa Control-Shpk”, paracaktuar qysh 4 muaj më parë, me VKM Nr. 365, datë 20.6.2018, publikuar në “Fletore Zyrtare” Nr. 94, datë 25 qershor 2018.

Procedura zyrtare e garës për “Kontrollin e pompave të karburanteve”, nuk ka asnjë vlerë reale e juridike, por vetëm protokollare, sa për të ligjëruar këtë koncesion mafioz, të sajuar nga banda e pushtetit “Rama-Ahmetaj”, nëpërmjet të cilit, shqiptarët do të zhvaten për 20 vite radhazi.

Ky koncesion është absurd dhe krejt i paligjshëm, mbasi e ndalon VKM Nr. 575, datë 10.07.2013 “Për sektorët dhe shërbimet publike, që jepen me koncesion”, por i është dhënë Gentian Sulës, një matrapazi, i cili në bashkëveprim me ish-ministrin Edmond Haxhinasto, tentoi të zhvaste 95 milion euro, direkt nga xhepat e shqiptarëve, nëpërmjet  koncesionit mafioz 35 vjeçar, të targave me çip, maskuar pas firmës hije, të plakës së tij “Porta Saber Albania”.

Po kush është “bosi” i përkëdhelur i kryeministrit Rama, që ka marrë “paradhënie”, koncesionin e kontrollit të pompave në piakt e shitjes së karburanteve, por edhe që me vendim “Rama”, ka pushtuar mbi 10 hektarë toka e ka marrë leje, për ndërtim resorti turistik në bregdetin e Himarës?

“Bosi” Gentian Sula, i maskuar pas “perçes” së firmës “Noa Control-Shpk”, që do të kontrolloj pompat në pikave të shitjes së karburanteve për 20 vjet, do t’u grabisë shqiptarvëve afro 70 milionë euro, ndërkohë që sipas informacioneve konkrete e shkresore që kemi,  ka bërë gati edhe dosjet për 4 koncesione të tjera, për të cilat, Edi Rama e ka hedhur firmën.

Përveç pazareve financiare dhe oraktërisë në biznes, që ka me burrin e deputetes “rilindase” Klotiolda Ferhati (Bushka), çfarë shkaku e detyron kryeministrin, që detyrohet t’i japë “bosit” Gentian Sula, çdo koncesion që sajon e kërkon?!

Sipas jë zyrtari të dorëhequr nga detyra, shkaku kryesor që kryehajduti Edi Rama, po i krijon Gentian Sulës, terren për t’u vjedhur shqiptarëve afro 70 milionë euro të tjera, ka lidhje me faktin, se gruaja e tij Gentiana Sula, me detyrë Drejtore e Autoritetit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit (emëruar qëllimisht nga Rama), i ka zhdukur Edi Ramës, dosjet e miqve të tij..

(Gazeta “PAMFLETI”, do jetë prezent në datën 18 tetor 2018, ora 11.00, në zyrën “Ahmetaj’, ku do të zhvillohet fiktivisht, gara për koncesionin që i është dhënë, burrit të shefes së (mos)hapjes dhe zhdukjes së dosjeve të spiunëve, që kanë në dorë miliardat e koncesioneve hije).

 

VKM Nr. 365, datë 20.6.2018, për koncesionin e kontrollit të pompave të karburanteve

 

  1. Dhënien me koncesion/PPP të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe të gazit të lëngshëm, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në cilësinë e autoritetit kontraktues.
  2. Miratimin e bonusit prej 10 (dhjetë) për qind të pikëve për rezultatin tekniko-financiar në procedurën konkurruese, e cila i jepet Shoqërisë “Noa Control” sh.p.k.
  3. Kohëzgjatja e këtij projekti do të jetë 20 vjet, nga data e nënshkrimit të kontratës së koncesionit/PPP.

Zv/Kryeministri SENIDA MESI

 

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti