Aktualitet18 Gusht 2019, 21:00

Kondi nxjerr bllof Ramën: Unë jam aktorja që e hoqën padrejtësisht nga TK, sot më citove përgjysmë

Shkruar nga Pamfleti
Kondi nxjerr bllof Ramën: Unë jam aktorja që e hoqën

Një tjetër postim është publikuar në profilin e kryeministrit Edi Rama. E kthyer në zakon tanimë mbrojtja e tij e përditshme për idenë e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, duke përdorur fytyrën dhe fjalët e kujtdo që është sado pranë kësaj ideje, Rama sot ka publikuar fjalët e aktores së njohur Marjana Kondi.

Aktorja Marjana Kondi në një reagim në mediat sociale i është përgjigjur Kryeminsitrit Edi Rama, në lidhje me debatin për Teatrin Kombëtar. Kondi shkruan se Rama i ka keqpërodur dhe keqcituar fjalët që ajo ka thënë dikur për Teatrin Kombëtar.

“Unë vlej! Jam aktorja dhe punonjësja e parë e cila në vitin 2014 reformoi Teatrin Kombëtar duke më larguar nga puna ( arsyet e së cilës i di vetëm drejtuesi i institucionit) Jam aktorja që Shteti Shqiptar dëmshpërbleu me XX000000 lekë për largimin tim të padrejtë nga puna. Jam aktorja që sot Kryeministri i Shqipërisë më dedikon një status në faqen e tij.” – shkruan Kondi duke ironizuar zgjedhjet e Ramës në poste drejtuese dhe “reformat” që janë bërë në TK.

Postimi i plotë i Marjana Kondit:

Unë vlej! Jam aktorja dhe punonjësja e parë e cila në vitin 2014 reformoi Teatrin Kombëtar duke më larguar nga puna ( arsyet e së cilës i di vetëm drejtuesi i institucionit) Jam aktorja që Shteti Shqiptar dëmshpërbleu me XX000000 lekë për largimin tim të padrejtë nga puna. Jam aktorja që sot Kryeministri i Shqipërisë më dedikon një status në faqen e tij.

Jam aktorja që konsiderohem nga një Kryeministër Artist si një ndër artistet që ka mbledhur më shumë duartrokitje në skenën e Teatrit Kombëtar. Shoh që jam cituar por jo plotësisht, zakon i vjetër i politikës që në rastin më të mirë e thotë të vërtetën përgjysmë dhe kjo e bën atë të gënjeshtërt. Kryeministri apo çdo palë politike duhet t’i citojë dhe referojë artistët në gjithë të vërtetën e tyre dhe e verteta ime është që pasi kam kërkuar kushte, më kanë larguar nga puna në teatrin kombëtar, pikërisht unë që Kryeministri thotë që jam duartrokitur shumë. Jam distancuar nga debati për teatrin dhe do të përfshihem kur të shoh që mendimi i artistit vërtetë vlen për teatrin dhe jo për përdorim politik. Unë vlej! Vlej sa gjithë duartrokitjet e publikut tim. /Pamfleti

Aktualitet