Kosova22 Nëntor 2022, 15:42

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ministres kosovare të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, për kryerjen e veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kjo gjykatë ka marrë vendim për të refuzuar kërkesën e Nagavcit për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Nagavci po akuzohet se më 21 mars të vitit 2018, gjatë mbajtjes së seancës në Kuvendin e Kosovës në të cilën ishte hedhur gaz lotsjellës, gjatë kontrollimit nga policia asaj i ishte gjetur një sprej, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas vendimit, gjykata ka konsideruar se kërkesa e të pandehurës Nagavci për hedhje të aktakuzës nuk është e mbështetur në asnjë provë dhe nuk mund të merret vendim.

“Pretendimi i të pandehurës që në këtë fazë të hedhet aktakuza, del të jetë i pabazuar ngase gjykata vlerëson se duhet të vazhdohet me procedurën”, thuhet në vendim.

Në seancën fillestare të mbajtur më 10 qershor 2022, Nagavci ishte deklaruar e pafajshme lidhur me veprën penale që i vihet barrë.

Prishtine Arbërie Nagavci Gjykata Themelore në Prishtinë Kuvendi i Kosovës MASHT

Kosova