Sport28 Mars 2018, 10:40

Konflikti/ Hamburgu përzë Mavrajn, e turpëron duke e cuar te ekipi i të rinjve

Shkruar nga Pamfleti
Konflikti/ Hamburgu përzë Mavrajn, e turpëron duke e cuar te

Konflikti/ Hamburgu përzë Mavrajn, e turpëron duke e cuar te ekipi i të rinjve

Humbja me Kombëtaren tregoi se mbrojtja kishte probleme. Mavraj-Ajeti bënë gafa në fushë, duke treguar madje dhe nervozitet. Ky nervozitet Mavrajn po e ndjek dhe te Hamburgu në Bundesligë, ku është shpallur “armik”. Pas përfundimit të grumbullimit me Shqipërinë për miqësoren e humbur 0-1 me Norvegjinë në “Elbasan Arena, ku luajti titullar, 31-vjeçari mori një lajm të hidhur nga klubi i tij. Trajneri Kristian Titz, që po vepron më dorë të hekurt për shkak të gjendjes kritike ku ndodhet skuadra, ka urdhëruar që shqiptari të stërvitet me ekipin e dytë për një periudhë të pacaktuar. Në të njëjtën mënyrë Titz kishte vepruar edhe me mesfushorin Walace.

Vendimin e marrë nga trajneri, e sqaroi drejtori sportiv, Bernhard Peters: “Stafi teknik ka vendosur ta largojë Mërgim Mavrajn nga ekipi i parë për motive sportive. Është kërkuar që të stërvitet me U-21 deri në një vendim të dytë.” Mavraj është aktivizuar në 17 ndeshje të Bundesligës në Këtë sezon, me Hamburgun që renditet i fundit me 18 pikë, 7 më pak se vendi i 15-të që i shpëton rënies, kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje deri në fund të sezonit. Një lëvizje e tillë tregon se Mavraj shihet fajtor për gjendjen e skuadrës së Hamburgut, por në të njëjtën kohë mbrojtësi kuqezi mund të besohet plotësisht tashmë se në merkaton e verës do të largohet nga ky klub. /Pamfleti Sport

Sport