Anti-Mafia 2 Nëntor 2019, 11:58

“Konkubina” e Engjëll Agaçit në gjykatën e tenderëve; quan të ligjshme, vjedhjen 336 milionë lekë, bërë nga Fusha-

Shkruar nga Pamfleti
“Konkubina” e Engjëll Agaçit në gjykatën e

“Konkubina” e Engjëll Agaçit në gjykatën e tenderëve; quan të ligjshme, vjedhjen 336 milionë lekë, bërë nga Fusha-Braçe në FSHZH  

AFERA U DENONCUA 3 HERË NGA “PAMFLETI”/ Spostohet fituesi “CURRI-shpk”, me ofertë 300 mijë euro më të vogël se fondi limit; por vjedhja e bandës “Rama-Fusha” është bërë hapur në tenderin “Vazhdimi i Shëtitores Qyteti Vlorë-Tuneli i Ujit të Ftohtë”; vjedhje që u bllokua 1 javë para vendimit të negociatave, sa për të krijuar imazh fals tek BE; ndërsa tani u quajt e ligjshme, me vendim të Kryetarës së Komisionit të Prokurimeve, Evis Shurdha dhe bandës e saj, me 4 “top modele”, të përzgjedhura sipas shijeve personale nga kryeministri Edi Rama dhe “monstra” e tij Ëngjëll Agaçi

Afro 20 ditë më parë, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP), pas ankesës së kompanisë “Curri shpk”, bllokoi tenderin e paligjshëm, me objekt: “Vazhdimi i Shëtitores Qyteti Vlorës-Tuneli i Ujit të Ftohtë” e fond limit 458 milionë, 286 mijë e 818 mijë lekë të reja pa TVSH; dhënë kompanisë “Fusha shpk”, nga Dritan Agolli e Erjon Braçe në FSHZH, me procedura false e vlerë më të lartë, sa 280 paga ministri.

Pas këtij vendimi të KPP, të gjithë bizneset shqiptare, që janë lënë jashtë listave preferenciale, të pushtetit mafioz “Rama-Braçe”; menduan se kryeministri, nisi të zbatonte ligjin e barazisë konkurruese në tendera e koncesione.

Por bllokimi i aferës FSHZH-Fusha; ishte lojë mashtruese e Edi Ramës, bërë 1 javë para vendimit për negociatat (11 tetor 2019), si aktorllëk për të krijuar tek BE, imazhin fals “anti-korrupsion e anti oligarkë”.

Pas bllokimit sa për show progandistik para BE, kryetarja e gjykatës së tenderëve (KPP), Evis Shurdha, ose siç njihet ndryshe “Konkubina” e Ëngjëll Agaçit; me urdhër të “sulltanit” të saj kryeministër, ka ri-certifikuar vjedhjen në këtë tender, duke rishpallur fitues oligarkun Shkëlqim Fusha.

Me Vendim Nr. 685/2019-Nr.1165 Prot, datë 11 tetor 2019; e mirënjohura e shumë “punëve”, Evis Shurdha; ka rrëzuar vendimin e saj të bllokimit të tenderit, me akuzën e faktuar për vjedhje të 336 milionë lekëve; duke firmosur si “të ligjshme”, këtë aferë korrupsioni të bërë në bashkëpunim, mes treshes: oligarku Shkëlqim Fusha, Drejtori i FSHZH, Dritan Agolli dhe Zv/kryeministri Erjon Braçe, me detyrë të pestë Kryetar Bordi i FSHZH.

Dy drejtuesit e lartë të FSHZH-së, Agolli e Braçe, kanë zbatuar me përulje, urdhërin e kryeministrit Rama, për të certifikuar tenderin (vjedhjen), në favor të kompanisë “Fusha shpk”, madje me fond limit 42% më të lartë se kostoja reale dhe me ofertë të firmës “Fusha shpk”; 336 milionë lekë më të lartë, se oferta më e ulët, paraqitur nga kompania “Curri shpk”, klasifkuar fituese në vend të parë nga vetë FSHZH.

Këtu nuk e kemi fjalën; vetëm tek fakti, se përse kryeministri Rama e Zv/kryeministri Braçe, “hanë, pijnë e përfitojnë” me trafikantin e kokainës, Shkëlqim Fusha; skeduar familjarisht si i tillë nga DEA-SHBA, SHISH, PAMECA, INTERPOL E EUROPOL; por për krimin qeveritar, të mbështetjes së këtij oligarku-trafikant, me fonde publike (tendera e PPP mafioze), me vlerë afro 70 milionë euro në vit.

Tre ditë më parë, redaksia “Pamfleti”, denoncoi me prova, faktin që Komisioni i Prokurimeve Publike (KPP), ka kryetare dhe anëtare; 5 femra të lidhura shqirtërisht, famijarisht e kriminalisht, me kryeministrin Rama e sekretarin Ëngjëll Agaçi; me 3 krerët e lartë të kupolës mafioze të pushtetit “Rilindja”, Ruçi, Balla, Ahmetaj dhe me oligarkët Fusha, Ulaj, Gjoka.

Këto “lidhje orgjie” e korrupsioni; i provon dhe skandali me tenderin (vjedhjen) 336 milionë lekë në projektin “Vazhdimi i Shëtitores Qyteti Vlorë-Tuneli i Ujit të Ftohtë”; dhënë mbi ofertën më të ulët, në favor të oligarkut Fusha, duke e anulluar si të paligjshëm e korruptiv me dëmë financiare ndaj shtetit, por miratuar përsëri të “ligjshëm”.

Kaq mjafton, për t’u bindur se gjykata e tenderëve e komanduar nga “konkubina e sulltanatit të Edi Ramës; po përdoret si “lavatriçe” e hajdutërive, që kryeministri, zv/kryeministri, ministrat, drejtorët, kryebashkiakët etj, bëjnë bashkë me oligarkët e trafikantët, nëpërmjet tenderëve dhe konscesioneve./Pamfleti

Vendim Nr 1615

Anti-Mafia “Konkubina” e Engjëll Agaçit në gjykatën e tenderëve bërë nga Fusha-Braçe në FSHZH quan të ligjshme vjedhjen 336 milionë lekë