Showbiz24 Prill 2019, 22:33

Konkurrencë e fortë mes aktorësh në Shqipëri: Pas Besit dhe Julit, një tjetër aktor shqiptar kandidat për president

Shkruar nga Pamfleti

Konkurrencë e fortë mes aktorësh në Shqipëri: Pas Besit dhe Julit, një tjetër aktor shqiptar kandidat për president

Direkt pas shpalljes president të komedianit Volodymur Zelenskiy në Ukrainë, aktorët e humorit në Shqipëri kanë filluar ta mendojnë seriozisht kandidimin për president.

I pari ka reaguar Besi: “Duhet menduar mirë kjo punë”, dhe pas tij ka reaguar Jul Deda duke iu uruar Shqipërisë fatin e Ukrainës.

Një tjetër aktor që ka reaguar pas këtij vendimi ka qenë edhe Vedat Bajrami i cili ka marrë mendimin e fansave për të kandiduar për president.

Vedati ka marrë shumë komente pozitive dhe analistë të njohur e kanë mbështetur komedianin.

“Mos i shkoftë mendja nesër Vedatit të Stupcave të konkurrojë për zgjedhje në Kosovë, se qysh tash vë bast se do t’i fitojë!
Kur politikanët “e vërtetë” e teprojnë, ndodh nga dëshpërimi populli ta zgjedhë këdo që është krejt e kundërta e politikanit tipik.
Së fundi kjo ndodhi në Ukrainën e lodhur nga konfliktet e korrupsioni, ku komediani Volodymyr Zelenskiy u votua për president me plot 73 % të votave. Edhe këta tanët kaherë e kanë tepruar”, shkruan Adriatik Kelmendi.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz