Showbiz13 Gusht 2018, 15:16

Konsumimi emocional, çfarë ndodh kur shqetësohesh shumë për mendimin e të tjerëve

Shkruar nga Pamfleti
Konsumimi emocional, çfarë ndodh kur shqetësohesh shumë

Të kërkosh që ti pëlqesh të githëve, është e kotë. Një ide që e kemi të gjithë është ajo që të tjerët duhet ti pranojnë zgjedhjet tona dhe nëse nuk i pëlqejnë duhet ti respektojnë. Gjithsesi dikush do të jetë gjithnjë i pakënaqur me zgjedhjet tona.Kur mundohemi që ti kënaqim të gjithë, fillojmë edhe të shqetësohemi për atë çka të tjerët mund të mendojnë për çdonjë nga veprimet tona. Nëse mendojmë kështu humbim thelbin e vetes dhe bëhemi thjesht robotë me sjellje korrekte.

 

Nëse vazhdon me këtë sjellje do të ndjehesh keq në nivel emocional dhe shëndetësor. Në një moment do të shfaqen pasojat e sforcimit për tu pëlqyer të tjerëve.
Duke ndrydhur dëshirat e vërteta që kemi brenda nesh, ne vrasim veten pak nga pak. Mos prit që dikush të të ndihmojë. Mos e humb kohën tënde të vlefshme duke kërkuar që ti tregosh se vlen dikujt.

 

Mendo që të gjithë njerëzit janë të veçantë. Njerëzit kanë mendje të ndryshme, gjithashtu edhe eksperienca të ndryshme si dhe dëshira të kultivuara ndryshe. Pak njerëz i respektojnë këto ndryshime, gjithsesi duhet ta fillojmë duke respektuar veten

Lifestyle