Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se ka një komunikim të vazhdueshëm jo vetëm me kryeministrin Edi Rama por edhe me përfaqësuesit e opozitës.
Ai tha për “OraNews se ka komunikim të vazhdueshëm me kreun e qeverisë shqiptare që ndryshon në varësi të problematikave të dy vendeve.
“Marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës kanë pasur episode por nuk ndikojnë. Komunikimi im me Ramën dhe përfaqësuesit e opozitës është i plotë dhe i përherëshëm, pa protokoll. Jemi dy vende komplimentare. Kontakte me Ramën? Varet prej nevojës, jemi koordinuar bukur dhe mirë, konsultohemi për nismat regjionale. Kemi vendosur që t’i bashkohemi Mini-Shengenit. Besoj tek ky parim.“-u shpreh Hoti.