Përfundon ndeshja e javës së 18 në Serinë A. Interi ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Juventusin, duke triumfuar ndaj bardhezinjve pas 5 vitesh. Zikaltërit zhbllokuan shifrat në minutën e 12 me Arturo Vidal. Ironike është fakti se si pasi i puthi stemën e Juves, kileni i goditi. Ligji i pashkruar i ish-it godet sërish.
Ky moment i shkurtër nuk i ka shpëtuar mediave të huaja, të cilat e kanë regjistruar këtë moment dhe e kanë shpërndarë menjëherë. Tifozët e Interit nuk e kanë përmbajtur inatin ndaj kilianit.
Megjithëse iu bashkua Interit këtë sezon si dëshirë e Antonio Kontes, Vidal “harron” se tanimë mban veshur fanelën zikaltër, por Juventusi nuk është thjesht e shkuara për të.
Në minutën e 52, Interi dyfishoi shifrat me Nikola Barrelën me një aksion spektakolar, ku asisti prej 60 metra i Bastonit, gjeti sulmuesin të lirë në krah të djathtë, teksa i pambuluar, mesfushori avancoi dhe mposhti Sheznin.
Juventusi bëri spektatorin dhe asnjë rast i rrezikshëm nuk është shënuar përveç golit të anuluar.
Me këtë fitore, Interi mban vendin e dytë me 40 pikë, po aq sa Milani kryesues, ndërsa Juventusi renditet në vendin e 5 me 33 pikë.