“Kontesha” e Albcontrol, i bënë gati 500 milionë lekë “Spitalit Amerikan”, për gjoja “Check-up”-in e punonjësve 

“Kontesha” e Albcontrol, i bënë gati 500 milionë lekë “Spitalit Amerikan”, për gjoja “Check-up”-in e punonjësve 

Ky është viti i katërt radhazi, që e përkëdhelura Belinda Balluku, “gostit” biznesin e “dhelprës” Klodian Allajbeu, kur 70% e punonjësve të Rinasit, përfshihen në “Check-up”-in e mikeshës tjetër të Edi Ramës, që përlanë nga 11 milionë euro në vit

Megjithëse me ndërmarrje të falimentuar dhe nën sekuestro të plotë, për shkak të zhytjes në miliona euro borxhe tek kompanitë e huaja dhe vendase, drejtorja e përkëdhelur e “Albcontrol” Belinda Balluku,  vazhdon të shtojë borxhet e kësaj shoqërie, me pagesa shërbimesh fiktive, për bizneset klinteliste e ortakërore të kryeministrit Rama, familjarëve e “miqëve” të saj.

Ky është viti i katërt radhazi, që drejtorja “VIP” korrupsioni Belinda Balluku, “gostit” biznesin e Klodian Allajbeut, me nga 380 mijë euro, me një tender të paligjshëm, fals shablon, për gjoja kontrollin mjekësor, të punonjësve të Rinasit, kur 60% e tyre, përfshihen në “Check-up”-in e “mikeshës” tjetër të Edi Ramës, Vilmës që përlanë nga 10 milionë euro në vit./Pamfleti

 

Ja njoftimi zyrtar i tenderit, që bëhet çdo vit, si qokë e përvitshme

 

  1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor Emri ALBCONTROL SHA Adresa Aeroporti “Nënë Tereza”-Rinas.
  2. Lloji i procedurës së prokurimit: E hapur, me mjete elektronike.
  3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: Shpenzime për kontrollin mjekësor.
  4. Numri i referencës së procedurës: REF-88840-10-08-2018
  5. Fondi limit: 41 000 000 (dyzetë e një milionë) lekë pa TVSH.
  6. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 12 Muaj.
  7. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave: Data 01.11.2018, ora: 11:00/
Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti