Aktualitet 3 Qershor 2019, 08:14

Korça nuk gjen paqe, shënohen dy goditje të tjera tërmeti

Shkruar nga Pamfleti
Korça nuk gjen paqe, shënohen dy goditje të tjera tërmeti

Tronditet sërish Korça, 16 lëkundje të reja në vetëm 7 orë, 307 banesa të dëmtuara

2 tërmetë të reja janë ndjer mëngjesin e sotëm në Korçë. Lëkundjet nisen që pas mesnate, ndërkohë që tjera u shënua në orën 03: 06.

KA shkuar në 67 numrin e tërmeteve që janë shënuar në këtë zonë brenda 30 orësh. Për fat magnituda e goditjes nuk ka qenë e madhe, 2.4 dhe 2.1.

35 prej lëkundjeve në total u ndjenë në gjithë rajonin e Korçës, ndërsa tërmeti më i fortë arriti 5.3 të shkallës rihter.

Ndërkohë që 184 është numri i banesave të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara, u evidentuan nga ministria e Mbrojtjes pas tërmeteve që prekën Korçën.

Fshatrat më të prekura janë Floqi, Qafëzezi dhe Vidohova. Qindra familje kaluan natën në çadrat e ngritura nga Ushtria, mes të ftohtit dhe reshjeve të shiut në kushte tepër të vështira.

Aktualitet