Retro-dokument, nga bëmat dhe gjëmat e KQZ e pa-drejtësisë së pasanikëve, përdorur prej 28 vitesh nga partitë politike, si “shtabe” për manipulim votash, ndarje mandatesh e ndërrim pushtetesh me pazar dhe mbrojtje korrupsioni e mohim të drejtash të shqiptarëve
Krerët e PS, PD, LSI, janë ri-bashkuar publikisht në lojën për reformën zgjedhore; me qëllimin e vetëm për të mos bërë ndryshimin e sistemit zgjedhor me lista të mbyllura, vendosur në pazara nga Rama-Berisha.
Është fakt, që LSI e kundërshtoi, me ngujim 1 javor në sallën e parlamentit; ndërsa në datën 29.05.2008, dërgoi në KQZ, kërkesë për referendum me objekt rrëzimin e Ligjit nr. 9904, datë 21.04.2008; me të cilin, deputetët nuk i zgjidhte më populli, por i emëronin kryetarët e partive.
Por me Vendim nr.47, datë 05.06.2008 KQZ e drejtuar nga Çlirim Gjata i PD dhe Dëshira Subashi e PS; shpërfillën “çantën e zezë” të Spartak Brahos së LSI, duke ia quajtur pa vlerë, relacionin prej 60 faqesh me akuza, se me listat e mbyllura Rama-Berisha kishin zhdukur vullnetin dhe përfaqësimin e popullit në parlament.
Pas kësaj, LSI kërkoi drejtësi në Gjykatën Kushtetuese; por edhe atje, përfaqësuesit e bandave politike PD-PS, me Vendim nr. 25, datë 24.07.2009, rëzuan kërkesën për referendum kundër sistemit Berisha-Rama me lista të mbyllura, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ.
Madje kundër kërkesës referndare të LSI, doli edhe Vitore Tusha, mbrotëse e shumë pazareve dhe “halleve” të Ilir Metës.
Sot, 11 vite pas vendimit të KQZ-së së PD-PS, për referendumin e ndryshimit të sistemit me lista të mbyllura; Ilir Meta mbështet dhe mbron lisat e mbyllura, duke refuzuar referendumin për lista të hapura./Pamfleti