Aktualitet13 Gusht 2019, 10:10

Korruptoi gjyqtarin me 30 mijë euro, jepet sot masa e sigurisë për Gentian Dodën

Shkruar nga Pamfleti
Korruptoi gjyqtarin me 30 mijë euro, jepet sot masa e sigurisë

Korruptoi gjyqtarin me 30 mijë euro, jepet sot masa e sigurisë për Gentian Dodën

Tre ditë më parë është ekstraduar nga Britania e Madhe 41-vjeçari Gentian Doda, i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej se kishte korruptuar gjyqtarin Shkëlqim Miri.

Doda mendohet se i ka dhënë 30 000 euro gjyqtarit , me qëllim ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Matit, e cila në vitin 2001 e kishte dënuar me 20 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Sot, Gentian Doda doli para gjykatës për Krimet e Rënda dhe kjo e fundit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Për Dodën ka bërë edhe një shkrim “Daily Mail”, ku thuhet se ai është një “vrasës i dyfishtë”. Ai ka hyrë dy herë ilegalisht në Angli dhe e cilëson atë si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Europë.

Përveç këtyre, fakte të reja dalin në dritë. Sipas Daily Mail, para se të arrestohej ai ka qenë një ndër 16 personat më të kërkuar.

Mësohet se sot Doda e ka mohuar fajësinë para trupës gjykuese: “Jam i pafajshëm”është shprehur ai.

Aktualitet jepet sot masa e sigurisë për Dentian Dodën Korruptoi gjyqtarin me 30 mijë euro