Aktualitet15 Gusht 2018, 11:58

“Korsel” që qelbi Sarandën, “korseja” që fsheh “barkun” korruptiv të Niko Peleshit, 8 ministrave dhe 30 bashkiak

Shkruar nga Pamfleti

“Korsel” që qelbi Sarandën, “korseja” që fsheh “barkun” korruptiv të Niko Peleshit, 8 ministrave dhe 30 bashkiakëve të PS-LSI

 Në Korçë, hodhi mbetjet spitalore në rrugë, ka “pastruar” dëborë në korrik, në Kavajë ka vendosur fuçi llamarine për plehrat

Inspektorati i Mjedisit njoftoi, se ka gjobitur Kryetaren e Bashkisë-Sarandë, Floriana Koka me 1.000.000 lekë dhe firmën “Korsel” me 500.000 lekë, për qelbje të qytetit bregdetar, duke lënë mbeturinat në mjedise publike, sidomos në këtë sezon plazhi e temperaturash të larta.

Nuk e dimë, nëse kryetarja e Sarandës do ta paguaj në xhepi këtë gjobë, apo nga llogaria e bashkisë, por dimë faktin, se ajo e ka shitur këtë tender kundrejt ryfshetit, mbasi kjo poblematikë, me qelbje qytetesh e spitalesh me mbetje mjekësore është praktikë e pune e firmës “Korsel”, me pronar Maksim Fejzulla, ish-oficer ushtrie dhe ish-komandant i Baba Mondit, kur ishte oficer në repartin “Kundër-Ajror”, në Labinot-Mal-Elbasan.

Kjo firmë, çuditërisht “fiton” shumë tendera pastrimi qytetesh, dezifektimi, riparim rrugësh, pastrim dëbore, lyerje e pastrim spitalesh, shkollash, çerdhe e kopshte fëmijësh dhe intitucionesh të tjera, duke marrë tendera direkt, ose me “fajde” si nënkontraktor, në mirëkuptim me ministrat, kreybashkiakët dhe drejtorët e PS-LSI, të cilët e lejojnë “Maksin e plehrave” (siç njihet në çdo qytet), që të mos i zbatoj kontratat e pastrimit sipas kontratave.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Sipas dosjes që disponon “PAMFLETI”, rezuton se firma “Korsel” e “çapkën” biznesmenit Maksim Fejzulla e “ka futur në thes” Kokën e Sarandës, me urdhër nga partia (PS), mbasi firma “Korsel”, shërben si “korse” që fsheh “barkun” korruptiv të Niko Peleshit, të 8 ministrave dhe 30 kryebashkiakëve aktual të PS-LSI, duke futur në “dorë” 60% të tenderëve për pastrim, rikonstruksion rrugësh, administrim rezervuarësh uji e peshku, pyje dhe shërbime të tjera komunitare.

Në Korçë, qysh prej vitit 2012, firma “Korsel” vazhdon vetëm pastrimin e qendrës së qytetit para zyrave të bashkisë e në pedonale, marifet që e bën prej 5 vitesh, nëpërmjet një kontrate krejt anti-ligjore, të dhënë nga Niko Peleshi, kur ishte kryetar bashkie, me afat 5 vjeçar dhe me vlerë totale 2.9 miliardë lekë, kontratë që e vazhdon zëvendësi Filo i Niko Peleshit.

Mos u çuditni, por Niko Peleshi dhe Sotiraq Filo, i kanë dhënë firmës “Korsel”, tendera miliona lekë për pastrim dëbore në… muajin korrik, për kositje bari në pedonale dhe për vrasje mushkonjash në oborrin e Bashkisë Korçë!

Gjoba për mos-pastrimin e Sarandës, nuk është e para që i vendoset firmës “Korsel” kliente të Niko Peleshit, përkundrazi, po nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, në datën 1 prill 2016, kjo firmë është gjobitur me 1.5 milionë lekë të reja, për mos-zbatim të kontratës së pastrimit të mbetjeve siptalore në Korçë, duke i hedhur në koshat e mbetjeve të qytetit, që i administron po kjo firmë.

Por mos u çuditni, mbasi kjo firma ka problem të tilla dhe me pastrimin në Kavajë, ku në vend të koshave me standard, ka vendosur kosha “skrap” dhe fuçi ushtrie, ndërkohë që ka nisur lojërat me mos-pastrimin e mbeturinave edhe në “Zona Perëndimore-1” të Tiranës, për të cilën ka marrë tenderin me vlerë 1 miliardë, 735 milionë, 786 mijë e 086 lekë.

Ç’është kjo firmë pastrimi, që “pastron” miliarda lekë tendera, por nuk pastron qytetet dhe nuk i ndërpriten kontratat, nuk çohet para drejtësisë, por kur nëpër qytete bëhet “m….. mullar”, ministra e drejtorë e gjobisin, me nga “1 kafe” 500 mijë e 1 milion lekë?! – Vijon/Pamfleti

 

 

Aktualitet “korseja” që fsheh “barkun” korruptiv të Niko Peleshit “Korsel” që qelbi Sarandën 8 ministrave dhe 30 bashkiakëve të PS-LSI