Showbiz16 Gusht 2019, 05:04

Kosova i shpërblen përkrahjen Dua Lipës, i ndërton një vepër arti në mes të Prishtinës

Shkruar nga Pamfleti

Boris po "varros" demokracinë e vendit: Dua Lipa del kundër kryeministrit të Britanisë

Dua Lipa është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Këngëtarja  është padyshim një ndër krenaritë e Kosovës, e cila me talentin dhe punën e palodhshme ja ka dalë të kthehet në një ndër emrat më të suksesshëm të skenave botërore.

Së fundmi, ajo së bashku me babin e saj organizuan në Prishtinë eventin muzikor “Sunny Hill” duke e bërë emrin e Kosovës të dëgjohej në mbarë botën.

Për të shpërblyer të gjithë punën e saj, Kosova ka nderuar Duan me një pikturë gjigande murale në një nga pallatet kryesore të Prishtinës.

Imazhi i saj është piktururar pikërisht përballë Prokurorisë së Shtetit, në sheshin “Edit Durham”, një vend ky shumë i vizituar nga të gjithë ata që zgjedhin Kosovën.

Padyshim ky gjest ka tërhequr edhe vëmendjen e Dua e cila këtë pikturë, në të cilën ajo shfaqet ë shndërruar në një “robot”, e ka shpërndarë në Instastory duke shprehur entuziasmin për këtë vepër kaq të veçantë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz i ndërton një vepër arti në mes Prishtinës Kosova i shpërblen përkrahjen Dua Lipës