Kosova12 Shtator 2019, 08:19

Kosova ‘përçan’ politikën çeke/ Presidenti lajmëroi për tërheqje të njohjes, ministri i del ‘hapur’ kundër

Shkruar nga Pamfleti
Kosova ‘përçan’ politikën çeke/ Presidenti

Kosova ‘përçan’ politikën çeke/ Presidenti lajmëroi për tërheqje të njohjes, ministri i del ‘hapur’ kundër

Presidenti i Republikës së Çekisë, Milosh Zeman, dje ka mbërritur për një vizitë në Beograd ku është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Ndërsa dje në këtë pritje i kishte pëshpëritur Vuçiçit se nuk i pëlqen Kosova, në një konferencë për media të mbajtur sot pas takimit,Zeman ka paralajmëruar se shteti i tij do të shqyrtojë tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës brenda një muaji.

Ndërkohë deklaratat e tij janë përgënjeshtruar nga ministry i Jashtëm i Çekisë, Tomáš Petříček i cili përmes një shënimi në tëitter, se vendi i tij nuk ka ndryshuar asnjë pozicion ndaj Kosovës dhe asnjë vendi tjetër në Ballkan, dhe shton se do t’i mbështesë dy qeveritë respective atë të Prishtinës dhe Beogradit në rrugën e integrimit në BE

“Qeveria Çeke, e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme të vendit, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Kosovës ose ndonjë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun midis Serbisë dhe Kosovës dhe rrugën e tyre drejt BE”, shkruan Petříček.

Që para vizitës në Serbi, Milos Zeman, ka deklaruarse nuk  e përjashton mundësinë që Republika e Çekisë të tërheqë vendimin për njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur.

Zeman e ka bërë këtë deklaratë duke argumentuar se kriminelët e luftës nuk duhet të udhëheqin asnjë vend në Evropë, ndonëse ai është i vetëdijshëm se një vendim i tillë do të jetë “pak i vështirë për t’u zbatuar”.

Zeman theksoi se pajtohet me Ministrin çek të Mbrojtjes Lubomir Metnar që njohja e Kosovës është një “gabim diplomatik”, duke theksuar rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Nga ana tjetër, ai vuri në dukje se mbështet pranimin gradual të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, “me përjashtim të Kosovës”.

Presidenti ka vënë në dukje se ish-kryeministri i Kosovës ka një të kaluar mjaft interesante dhe se me siguri dëshmitarët u vranë dhe prandaj nuk mund të gjykohet, ai  tha: “Po, UÇK është e njohur.”

Prishtine Kosova ‘përçan’ politikën çeke/ Presidenti lajmëroi për tërheqje të njohjes ministri i del ‘hapur’ kundër