Kronike19 Tetor 2018, 17:58

Kosovarët u munduan t’i bëjnë nder, “fakir-polici” i Fushë-Krujës turpërohet keq

Shkruar nga Pamfleti
Kosovarët u munduan t’i bëjnë nder,

Sokol Pjetërgjokaj është arrestuar nga Policia pasi ka vjedhur çantën me dokumente të një shtetasi dhe një sasi eurosh.

Mësohet se Pjetërgjokaj, me funksion polic i burgut të Fushë-Krujës, është marrë me makinë nga dy shtetas kosovarë deri në vendin e punës, të cilëve më pas u ka vjedhur çantën me disa dokumente dhe 800 euro.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe pas denoncimit të kosovarëve, gardiani është mbajtur në vëzhgim dhe më pas është arrestuar.

 

Kronike polic Sokol Pjetërgjokaj