Bota13 Prill 2018, 13:17

Kosovë/ Kërcënohet deputetja Mimoza Kusari: Ja kush fshihet pas aktit

Shkruar nga Pamfleti

Kosovë/ Kërcënohet deputetja Mimoza Kusari: Ja kush fshihet pas aktit

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka publikuar në ‘Facebook’ një mesazh kërcënues, ndërsa deklaroi se pas këtij akti fshihet një person i afërt me PDK-në.

“Diçka për klientelizmin, kapjen e shtetit, kërcënimet për mendimet ndryshe, krejt në një mesazh që pranova nga një njeri që u shpërblye me punë në ndërmarrjen publike në Gjakovë të uzurpuar nga PDK dhe AAK, KRU “Gjakova”, qerdhen e militantizmit politik. Mandej po i inkurajojmë rininë të besojnë në mundësi të barabarta”, ka shkruar Kusari-Lila.

Në mesazhet e publikuara shihet se si një person me emrin Bujar Kokalla e ka kërcënuar Kusari-Lilën që të mos flas kundër Hashim Thaçit.

“Po te garantoj bane te njeva ni fjale qe na e shan shefin Hashim Thaçi, ta baj me be Cermjanin. Duhesh me dite qe Thaçi ka njerëz qe japin jeten per to” ka shkruar ai.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Rajoni Kosovë/ Kërcënohet deputetja Mimoza Kusari: Ja kush fshihet pas aktit