Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Kosovë. Një vogëlush 4-vjeçar është përplasur nga një makinë dhe fatkeqësisht është dërguar në spital pa shenja jete.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Ju informoj se rreth orës 13:30 jemi informuar se në fshatin Carrallukë në rrugën rajonale ka ndodhur një aksident trafiku (goditje e këmbësorit), këmbësori (fëmijë, rreth 4 vjeçar) është dërguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar fëmija është pa shenja jete”, tha Gjurkaj.
Gjurkaj ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Malishevë, ndërkohë nuk bëhet me dije identiteti i viktimës apo i shoferit që e përplasi.