Kovac tërbon tifozët e Bayern, tregon favoritin kundër Dortmundit

Bayern Munchen do të ndeshet në “Signal Iduna Park” ndaj Dortmundit. Kësaj radhe bavarezët vijnë si rrallëherë në pozitën e ndjekësit, pasi verdhezinjtë janë në vend të parë të kampionatit me katër pikë difencë nga kampionët në fuqi. 

Trajneri Niko Kovac i ka habitur të gjithë, pasi ka deklaruar se favoritë për të fituar ndeshjen është Dortmund dhe jo Bayern. 

“Dortmundi është skuadra favorite për këtë takim. Ne duhet të bëjmë tonën dhe të përpiqemi të shkurtojmë diferencën. Kemi një skuadër të mirë, por nuk e kemi treguar fuqinë tonë të plotë me performancat e ditëve të fundit. Duhet të fitojmë me doemos, shtatë pikë diferencë janë shumë, 1 pikë janë shumë pak”,-  tha trajneri i Bajernit.

Loading...

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti