Sport 9 Gusht 2018, 12:13

Kovacic flet si blu: Te Chelsea për t’i treguar botës se kush jam!

Shkruar nga Pamfleti
Kovacic flet si blu: Te Chelsea për t’i treguar botës se kush

Matteo Kovacic, mesfushori kroat që iu bashkua bluve të Londrës, ka folur për herë të parë si lojtar i Chelsea, duke thënë:

“Unë jam me të vërtetë i lumtur dhe i gëzuar që jam këtu, te Chelsea. Eshtë një ndjenjë e mahnitshme, do të përpiqem të bëj më të mirën për këtë klub. Eshtë një ligë e re për mua, fillimisht është gjithmonë e vështirë, por jam i sigurt se trajneri dhe shokët e mi të rinj të skuadrës do të më ndihmojnë. Pesonalisht, pres të kem një sezon të mirë”.

24-vjeçari u transferua te Real Madridi nga Interi në gusht 2015 për një pagesë prej 32 milionë eurosh.  Në tri sezonet me “Los Blancos”, kroatit i është dhënë mundësia të luajë në 37 ndeshje të La Liga-s. Ai nuk ka luajtur asnjë minutë të vetme me Real Madridin në fitimin e tri Ligave të Kampionëve të njëpasnjëshme.

Sport