Kovacic snobon Realin dhe i thur elozhe Sarrit: Falëminderit që më largove nga Spanja!

Mateo Kovacic pranë kalimit te Interi

Të gjithë e panë me dyshime transferimin e Matteo Kovacic nga Reali te Chelsea, por mesfushori kroat i ka befasuar të gjithë.



Një debutim i shkëlqyer për Kovacic të shtunën me fanellën e Chelsea, në ndeshjen derbi të Londrës kundër Arsenal.

Mesfushori kroat, i mbërritur te Blutë në ditët e fundit të merkatos nga Real Madrid, u aktivizua për 30 minuta, në të cilat u dëshmua i saktë dhe menjëherë i gatshëm për të hyrë në zemër të aventurës së tij të re.

Në përfundim të ndeshjes në “Stamford Bridge”, Kovacic deklaori: “Pas tre vitesh te Real Madrid, gjatë të cilat nuk arrita të gjej vijueshmëri të rendimentit, kërkoja një klub dhe një trajner që të besonin tek unë dhe të më jepnin shansin që të luaj.

Gjeta gjithçka te Chelsea, më në fund”.