Aktualitet18 Prill 2019, 19:58

KPA lë të shkarkuar Admir Thanzën, vendimi i drejtë i Komisionit të Kualifikimit

Shkruar nga Pamfleti
KPA lë të shkarkuar Admir Thanzën, vendimi i drejtë i

Admir Thanza kishte fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Dënimi është dhënë në vitin 1999, por gjyqtari u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në korrik të vitit 2018 kohë kur dhe u shkarkua si gjyqtar.

Megjithatë Thanza e mohoi akuzën dhe e apeloi vendimin në Komisionin e Posaçëm të Apelimit. Prokuroria e Tiranës kreu veprimet e fundit hetimore pas marrjes së letërporosisë së përcjellë nga Italia. Kjo letërporosi ishte prova kryesore që e vendos Admir Thanzën në pozitë të vështirë, pasi në të konfirmohet vendimi i Gjykatës së Pizës, ku Admir Thanza është dënuar me 40 ditë burg për një vjedhje të kryer në supermarket. Ditën e sotme KPA mori vendimin duke e lënë të paprekur shkarkimin e Thanzës nga KPK.

Vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari relator dhe anëtarë Ina Rama, Luan Daci, Natasha Mulaj, sot, më datë 18.04.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.22/2018, datë 19.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Admir Thanza kundër vendimit nr.40, datë 17.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a”, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurodmirrëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 40, datë 17.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Admir Thanza.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot në Tiranë, më datë 18.04.2019.

Aktualitet