Aktualitet12 Qershor 2019, 12:05

KQZ ‘injoron’ presidentin, vijon mbledhjen e pashqetësuar nga debati politik

Shkruar nga Pamfleti
KQZ ‘injoron’ presidentin, vijon mbledhjen e pashqetësuar nga

Meta shpërndan parlamentin? KQZ i jep përgjigje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon punën dhe ka zbardhur edhe pikat e mbledhjes së sotme, ku vihet re mes tjerash edhe miratimi listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht si anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet lokale.

Ashtu si në mbledhjen e parë, katër anëtarët e KQZ-së kanë refuzuar të zbatojnë dekretin e Metës, duke e quajtur atë si antikushtetues dhe të pavlefshëm.

Po sot, numri i dy i KQZ-së, dhe tre anëtarët e tjerë kanë njoftuar zhvillimin e mbledhjes së radhës se institucionit zgjedhor, për të vijuar punën normalisht për zgjedhjet më 30 qershor.

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Kërkoj marrjen e masave për njoftimin e mbledhjes të KQZ-së, thirrur më datë 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite :

“Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

“Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

“Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

Aktualitet