Aktualitet 3 Prill 2018, 09:20

KQZ plotëson vakancat, voton 5 këshilltarë për 4 Bashki

Shkruar nga Pamfleti
KQZ plotëson vakancat, voton 5 këshilltarë për 4 Bashki

KQZ plotëson vakancat, voton 5 këshilltarë për 4 Bashki

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi sot emrat e 5 këshilltarëve nga listat shumëemërore për këshillat bashkiak të partive, duke plotësuar vakancat në 4 bashki.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimin, “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit të kandidatëve të listave shumëemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiak, si më poshtë:

Qarku Elbasan, Bashkia Gramsh, zj. Joana Brami

Qarku Korçë, Bashkia Pustec, zj. Alida Mitre

Qarku Korçë, Bashkia Devoll, zj. Lireta Cenkolli

Qarku Korçë, Bashkia Devoll, z. Çlirim Hoxha

Qarku Vlorë, Bashkia Sarandë, zj. Alketa Gjoni

Aktualitet KQZ plotëson vakancat voton 5 këshilltarë për 4 Bashki