Sport 9 Prill 2018, 09:40

Krahasimi i Kontit: Roma pa Totin është si Barcelona pa Mesin

Shkruar nga Pamfleti
Krahasimi i Kontit: Roma pa Totin është si Barcelona pa Mesin

Krahasimi i Kontit: Roma pa Totin është si Barcelona pa Mesin

Ish-futbollisti i Kombëtares së Italisë kampione bote më 1982, Bruno Konti, është shprehur me fjalë të mëdha për Francesko Totin, duke e cilësuar një legjendë të klubit të Romës, një futbollist që la emocione dhe një imazh të papërsëritshëm për këtë klub. Konti, i cili merret me të rinjtë e Romës, thotë se pa Francesko Totin ka qenë e vështirë për Romën, teksa e ka krahasuar mungesën e legjendës me ngecjen e Barcelonës kur nuk luan Lionel Mesi. Toti i vari atletet në fund të sezonit të kaluar në moshën 40 vjeçare, pasi luajti gjithë karrierën në stadiumin “Olimpico”. Sipas Kontit, Roma e Toti janë sinonime, sepse ai është një nga emblemat e klubit verdhekuq.

Toti bëri 786 paraqitje për klubin e fëmijërisë, duke shënuar 307 gola, i cili konsiderohet një ndër më të mirët e gjeneratës së tij. “Ka qenë e vështirë për ne, është si të flasësh për Barcelonën pa Mesin, ai dha gjithçka për këtë fanellë në vitet e fundit”, tha ish mesfushori anësor për “Goal”. Dhe nuk është i vetmi, sepse të gjithë besojnë se Toti është kaq i lidhur me Romën sa nuk mund të luajë e drejtojë askund tjetër. Presidenca e klubit e ka përfshirë në stafin teknik dhe ndoshta një ditë Toti do ta drejtojë Romën si trajner. /Pamfleti Sport

Sport