Politike21 Korrik 2018, 13:02

Kreu i PD-së në Gramsh kërcënoi policët, reagon PS-ja: Shikoni dhe dëgjoni Lulzim Bashën e Gramshit

Shkruar nga Pamfleti
Kreu i PD-së në Gramsh kërcënoi policët, reagon PS-ja:

Kreu i PD-së në Gramsh kërcënoi policët, reagon PS-ja: Shikoni dhe dëgjoni Lulzim Bashën e Gramshit

Mbrëmjen e djeshme kreu i Policisë së Gramshit, Elmas Haruni u përplas me uniformat blu duke i kërcënuar ata me zë dhe figurë. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Partia Socialiste me anë të kreut  të Grupit Parlamentar, Taulant Balla.

Deputeti socialist nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka ngritur një pyetje: “A duhet zyrtarisht PD të kërkojë ndjesë publike për Lulzim Bashën e Gramshit?

Statusi i Taulant Ballës në Facebook:

Shikoni dhe dëgjoni Lulzim Bashën e Gramshit….

Dje Partia Demokratike reagoi shumë ashpër kundër Policisë së Shtetit për një arrestim “politik” të Kryetarit të kësaj partie në Gramsh me emrin Elmas Haruni.

Por sot Policia e Shtetit ka sqaruar edhe me pamje incidentin që e bën tërësisht fajtor këtë person.

Policia e shtetit ka sqaruar ngjarjen e ndodhur dje me kreun e Partisë Demokratike të Gramshit Elmas Haruni i cili nuk iu bind urdhërit të forcave blu madje dhe i ofendoi ata.

Në nje deklaratë për median policia bën me dije se mjeti ku udhëtonte Haruni është ndaluar për një kontroll në hyrje të Gramshit, por gjatë kontrollit të dokumentacionit kreu i PD-së ka kundërshtuar dhe ofenduar me një gjuhë rrugaçërore punonjësit e policisë.

Më pas policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan makinën me gjithë personat që ndodheshin brenda.

Pas këtyre pamjeve, pyetja është a do ta tërheqë PD baltën e mbrëmshme?

A duhet zyrtarisht PD të kërkojë ndjesë publike për Lulzim Bashën e Gramshit?

 

Politike deputeti socialsit kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla