Kulture19 Maj 2018, 19:25

Krijohet “Kombi i parë lundrues” në Paqësor, me monedhën dhe qeverinë e vet!

Shkruar nga Pamfleti

Krijohet "Kombi i parë lundrues" në Paqësor, me monedhën dhe qeverinë e vet!

Kombi i parë i lundrues në botë, i cili do të shkojë drejt Oqeanit Paqësor në vitin 2022, do të veprojë jashtë ligjeve qeveritare duke përdorur kripto monedhën e vet ‘Vayron’.

Projekti e sheh qytetin-shtet në det, me 300 shtëpi, si dhe me një zinxhir të vogël të hoteleve, restoranteve, zyrave dhe më shumë, të ndërtuara në Oqeanin Paqësor jashtë ishullit të Tahitit.

I financuar nga themeluesi i PayPal Peter Thiel, projekti prej 50 milionë dollarësh është një program pilot në partneritet me qeverinë e Polinezisë dhe është përkrahur nga një lëvizje akademikësh, filantropësh dhe investitorësh.

Në një intervistë të re, Nathalie Mezza-Garcia, një shkencëtare dhe studiuese politike për projektin e Floating Island, thotë se banorët e ishullit do të jenë të lirë nga “ndikimet luhatëse gjeopolitike dhe çështjet tregtare” dhe pohoi se kombi mund të strehojë një ditë refugjatët të zhvendosur nga ndryshimet klimaterike.

“Sapo të shohim se si funksionon ky ishull i parë, ne do të kemi dëshmi të konceptit për të planifikuar që ishujt të strehojnë refugjatët nga ndryshimet klimaterike”./PamfletiMAGAZINE

 

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kulture Krijohet "Kombi i parë lundrues" në Paqësor me monedhën dhe qeverinë e vet!