Krimet e Rënda administrojnë provën e rëndësishme për ish ministrin Saimir Tahiri

Krimet e Rënda admistrojnë provën e rëndësishme për ish ministrin Saimir Tahiri

Prokuroria e Krimeve të Rënda administron provën e vendimit të Italisë për ish-ministrin Saimir Tahiri. Ishte vetë ministri ai i cili e dorëzoi disa ditë më parë në ambientet e prokurorisë dhe mesa duket kjo e fundit e ka marrë në konsideratë.

Vendimi i Gjykatës së Katanias e nxirrte të pafajshëm Tahirin për akuzat e trafikut të drogës apo lidhjet me Habilajt.

Kujtojmë se Prokuroria Shqiptare shtyu javë më parë me 3 muaj hetimet për ish ministrin. Nuk dihet nëse pas administrimit të kësaj prove, hetimet do mbyllen, apo do vazhdojnë sipas afatit.

Drejtësia italiane në Katania me një vendim të datës 5 tetor të këtij viti ka vendosur mbylljen e hetimit ndaj ish ministri të brendshëm Saimir Tahiri. Sipas dokumenteve në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i ka kërkuar Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet për Tahirin me arsyetimin se “nuk ka elementë” të përshtatshëm për të mbështetur akuzën”.

“Megjithëse nuk ka dyshim mbi përmendjet e bëra nga Habilaj Moisi gjatë përgjimeve, veçanërisht ku përmend se duhet ti japë 30.000 euro një “Saimir” ose në pjesët ku flet për blerjen e disa bizhuterive për bashkëshorten dhe të ëmën e Saimir Tahirit, në vlerësimin e Prokurorisë, në mungesë të përgjigjeve të vlefshme nuk egzistojnë elementët e vlefshëm për të ngritur akuzë në gjyq,” thuhet në deklaratën e prokurorit të antimafias italiane.

 

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti