Krimet e Rënda sekuestrojnë “kutinë e zezë” të UT, Mynyr Koni po e përdor Rektoratin, si “Protektorat” privat

Krimet e Rënda sekuestrojnë “kutinë e zezë” të UT, Mynyr Koni po e përdor Rektoratin, si “Protektorat” privat

Prokuroria ka marrë gjithë të dhënat kompjuterike dhe ka bllokuar, veprimet në kompjuterat e UT, ku janë emërimet, aferat e korrupsionit e shumë zullume të tjera, të bëra prej rektorit, i cili e nisi kapjen e këtij posti, në pazare me eksponentë të botës së krimit e që së shpejti, sipas “malit” me abuzime, thuhet se mund (dhe duhet) të shkojë pranë tyre

Kanë kaluar vetëm 30 muaj, nga dekretimi në detyrën, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe Mynyr Koni, tregoi se nuk është thjeshtë dhe vetëm profesor shkencor, por edhe “usta”, për të instaluar e ushtruar, pushtet arbitrar në kupolën universitare, duke shpërfillur gjithë strukturat drejtuese, me pasojë tjetërsimin e Rektoratit, në Protektorat personal, me bazë nepotizmin dhe korrupsionin, aq sa thuhet: “Ishte lule, Dhori Kule”.

Mirëpo, sundimi i Rektorit Mynyr Koni me mënyra bajraktarizmi, nuk mund të vazhdonte gjatë, mbasi 6 muaj më parë, me Urdhër Nr. 77, datë 16. 02. 2018 të ministres Lindita Nikolla, një grup pune i kësaj ministrie, ka ushtruar kontroll nga data16 shkurt 2018, deri në datën 2 mars 2018, për ligjshmërinë e veprimtarisë në Rektoratin e UT dhe, për praktikat drejtuese të Rektorit Mynyr Koni.

Sipas raportit të kontrollit, bëhet fjalë, për një “moçal” abuzimesh të rënda ligjore, me emërimet klienteliste e banditeske të trupës akademike, të funksionarëve komandues e kontrollues nëpër universitete, të bllokimit të Senatit, të mos miratimit të Rregullores së Bredshem, të uzuprimit të funksionit të administratorit dhe kompetencave financiare e deri, tek tenderët “gropë e zezë”.

Këtë raport kontrolli me veprimtari “blozë”, me volum sa një 1 nga librat që Koni, ua shet studentëve me detyrim e sekserë, ministrja Nikolla, ia ka bërë të ditur zyrtarisht Rektorit Mynyr Koni në datën 30.03.2018, një kopje ia ka përcjellë kryeministrit Rama, ndërsa raportin përfundimtar e ka depoziatuar, si kallzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të Tiranës.

Prokurorja e çështjes, Manjola Kajana, pasi ka konstatuar abuzimet e shumta e të rënda, të bëra nga Rektori Mynyr Koni, ka kërkuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, vendim, për sekuestrimin e të dhënave, të veprimtarisë së Rektoratit të UT, për të zbardhur faktet, që gjenden në kompjutera.

Pasi e çmoi të drejtë kërkesën e prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me Vendim 215, datë 11.09.2018 (2 muaj më parë), urdhëroi sekuestrimin e gjithë veprimtarisë kompjuterike, të Rektoratit të UT, kryer nga data 1 gusht 2016, deri në datën 11.09.2018, si dhe pas sekuestros, të mos kryehet asnjë veprim tjetër, në sistemin kompjuterik, duke detyrar rektorin, të garantojë “sigurinë e paprekshmërisë, së të dhënave të seksestruara, deri në fund të hetimit”.

 

Disa nga abuzimet, që ka “kutia e zezë” e veprimtarisë së rektorit të UT

 

Rektori, ka bllokuar qëllimisht, krijimin dhe miratimin e Senatit Akademik, Statutin dhe Rregulloren e Brendshme të UT.

Rektori, merr vendime direkte e personale, pa asnjë miratim prej strukturave drejtuese të UT.

Rektori, nuk protokollon urdhërat dhe vendimet, që merr ai dhe që marrin strukturat drejtuese.

Rektori, ka nxjerr urdhëra, në kundërshtim me ligjin dhe ka diktuar me presione zbatimin e tyre.

Rektori, ka uzurpurar e përdorur, kompetenca administrative e financiare, që ia ndalon ligji dhe Statusi si “Rektor”

Rektori, kryen punësime klienteliste e më peferenca personale, në shkelje të plotë të ligjit, duke spostuar strukturat që e kanë këtë competencë, si dhe nuk aplikon procedurat që detyron ligji.

Rektori, rekurton punonjës në trupën akademike dhe drejtues, nëpunës e punonjës në strukturën administrative, pa bërë e pa zbatuar specifikimet, për kriteret e vendeve të punës.

Rektori, nënshkruan, zgjat e përsërit kontrata punësimi, të cilat ia ndalon ligji si strukturë dhe si kompetencë.

Rektori, nxit, imponon e lejon konkurse punësimi fiktive, me përzgjedhje preferenciale aplikantësh dhe me pyetje testimi (konkursi), të diktuara paraprakisht.

Rektori, përzgjedh e dikton, emërime kancelarësh nëpër unniversitete, kur ata duhet të emërohen vetëm nga Bordi, me shumicë votashj dhe “CV” të detajuar.

Rektor,i, ka marrë nën kontroll Auditin e Brendshëm të UT dhe po e përdor, për të fshehur abuzimet.

Rektori, dikton blerje, shërbime e investime, pa specifikime e staucine paraprake, pa miratim të Bordit, paracakton vlera e klientë fitues tenderësh, si dhe i firmos vetë kontratat e tenderëve.

SHËNIM: Redaksia “PAMFLETI”, disponon e do të publikojë në vijim, dosjen e plotë hetimore dhe raportin e kontrolit të MASH, ku përveç “llumit” të abuzimeve e komandimit të Rektoratit, si Protektorat personal, ka brenda edhe “gjurmë” lidhjesh me “trima”, nga ata të kohës, kur Mynyr Koni përdori “mënyra djalli”, për të kapur postin e Rektorit.

 

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti