Krimi guxon të godasë edhe politikën, kriminelët marrin në dorë jetën e Ramës e Xhafajt, vendi në situatë lufte

Krimi guxon të godasë edhe politikën, kriminelët marrin në dorë jetën e Ramës e Xhafajt, vendi në situatë lufte

Ngjarja mafioze e mesditës së sotme tregon qartë se Shqipëria është në duart e kriminelëve, që kontrollojnë edhe politikën

Krimi ka tronditur vendin mesditën e sotme. Breshëri plumbash i kanë shpërthyer në Bashkinë e Matit, duke ekzekutuar mizorisht dy punonjës të bashkisë dhe plagosur rëndë një tjetër. Prej kohësh, krimi ka pushtuar vendin, duke goditur në çdo orë dhe në çdo anë, ndërsa sot ka guxuar për herë të parë të godasë edhe në nivele më të larta, duke ‘shpartalluar’ politikën dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.



Ngjarja mafioze e mesditës së sotme tregon qartë se Shqipëria është në duart e kriminelëve, që kontrollojnë edhe politikën. Vrasja e punonjësve të bashkisë së drejtuar nga i djathti Nezir Rizvani është akti më i rëndë kriminal, gjatë kësaj periudhe, ku plumbat kanë tronditur shumë herë vendin.

Nëse deri më tani kemi parë vrasje mes bandave për pazare droge apo për shkaqe të tjera, sot për të parën herë krimi godet politikën, duke shënuar fitoren e parë banale dhe të turpshme.

Kjo është e tmerrshme për ministrin Fatmir Xhafaj, që harxhon çdo ditë kohë, duke replikuar virtualisht me Lulzim Bashën dhe duke i treguar se shifrat e kriminalitetit janë ulur, kur në fakt duhet të marrë me urgjencë masa për të siguruar jetën e qytetarëve, që është në duart e krimit.

Kjo është e turpshme edhe për kryeministrin Edi Rama, i cili lufton me mediat, që i nxjerrin skandalet, teksa duhet të luftojë me bandat. Por në fakt, e vërteta është e hidhur, Rama dhe Xhafaj drejtohen nga bandat, janë të shitur te kriminelët./Pamfleti

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.