Kronike12 Shtator 2018, 18:14

Krimi i lë Xhafajt prangat në dorë, operacionet në Shkodër, Elbasan dhe Niklë dështim spektakolar, shteti informon “

Shkruar nga Pamfleti
Krimi i lë Xhafajt prangat në dorë, operacionet në

“Në shtator-tetor do godasim grupet kriminale, autorët e ngjarjeve në Shkodër shumë shpejt përpara drejtësisë”. Kjo ishte deklarata e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas krimeve të njëpasnjëshme që tronditën vendin.

FNSH dhe Forcat RENEA u urdhëruan të ndërhyjnë në Shkodër. Rezultatet ishin 4 të arrestuar dhe sekuestrimi i 4 makinave të blinduara. Mes të arrestuarve ishin: Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, Astmer Bilalit, Erogen Vaso Brajoviç, 36 vjeç, Emrah Plaku, 22 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër dha masat e sigurisë për të arrestuarit. Për Astmer Bilalin, Gjykata ka dhënë “arrest shtëpie”. Ndërsa për tre të arrestuarit e tjerë Ilir Bajri, Emrah Plaku, dhe Erogen Brajoviç, gjyqtarja Irida Kacerja vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” me 30 ditë.

Pas Shkodrës policia zhvilloi një aksion blic në qytetetin e Elbasanit, një tjetër vatër e nxehtë e krimit, por pa rezultate konkrete.

Mëngjesin e të mërkurës Policia e Shtetit zbarkoi  në Niklë të Krujës, në një operacion të befasishëm në fshatin e të ashuquajturit “grup i Niklës”, i përfshirë në një seri ngjarjesh kriminale në harkun kohor të 20 viteve. Objektiv i operacionit ishte fisi Haka, mes të cilëve ka pasur edhe viktima ndër vite, ndërsa të tjerë dyshohen si autorë të disa vrasjeve. Pas kontrolleve të banesave u shoqëruan 11 persona  mes të cilëve  edhe Durim Bami, i cili trazoi politikën shqiptare me atentatin e pretenduar ndaj deputetit Tom Doshi, për të cilin Bami u shpall fajtor për kallëzim të rremë.

Në pranga ka rënë edhe Flamur Haka, një person i dënuar më parë për vrasje.

Për dy prej të arrestuarve ka urdhër arresti, Durim Bamin dhe Flamur Hakën në kuadër të operacinit “Forca e Ligjit”. Ndërsa të shoqëruar janë Marenglen Haka (nipi i Flamur Hakës),  Lufti Haka (babai i Marenglen Hakës), Bedri Haka, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i Durim e Valter Bamit). Ylli Cangu është djali i Naim Cangut që mbeti i vrarë në atentatin e Azem Hajdarit. Naim Cangu ishte me Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmanin.

Edhe pse në dukje një operacion interesant edhe ky i sotmi si dy operacionet e para ishte qartësisht një dështim. Krimi ka informatorët e tij të infiltruar dhe po qëndrojnë shumë hapa para. “Kokat” nuk po bie pre, ose me vetëdije po lihen të lirë. Pavarësisht “lloqeve” se u “peshkuan” me drita të fikura, “grupi i Niklës” i kanë pritur me duar në xhepa policët. Ata janë lajmëruar më herët për ‘superoperacionin’, ku nuk është  konstatuar asnjë gjurmë apo element që të rëndojë mbi të arrestuarit.

Rrjeta nuk griset me show. Politika vijon të jetë mburoja e krimit.

 

Kronike dështim dhe sukses Elbasan dhe Niklë politika dhe krimi në hall… Operacionet në Shkodër Rrjeta po griset