Krimi në Shkodër: Statistikat e Xhafajt si brekët braziljane

Krimi në Shkodër: Statistikat e Xhafajt si brekët braziljane

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, kishte rastin më të mirë të përballej dje me opozitën.



Edhe pse ajo nuk ishte në Parlament, por në Shkodër.

Në ekran ishin të dy direkt, por Xhafaj tregoi një nivel më të ulët ndaj akuzave të vazhdueshme të kreut të opozitës për lidhje të qeverisë me krimin.

Ministri i Brendshëm dha vetëm statistika, sipas të cilit vrasjet kane qenë më pak se në kohën kur Basha ishte ministër i Brendshëm.

Por vrasjet e Shkodrës nuk janë statistikë, ata janë thelb dhe si të tilla kërkonin një trajtim serioz të paktën nga ana analitike, që shqiptarëve t’u tregonte se çfarë po ndodh në qytetin verior.

Pse ka shpërthyer një luftë e egër ndërmjet njerëzve të rëndësishëm që kontrollojnë kapitale dhe janë shumë të njohur në tërë zonën?

Kush janë ata që sfidojnë shtetin dhe përse e bëjnë?

A kanë lidhje segmente të shtetit me njerëz të krimit?

Xhafaj duhej t’i përgjigjej akuzave të opozitës një pas një dhe duhet të fliste për problemet që ka policia, për masat që do merren dhe me afate.

Dy muaj më parë nga Shkodra, Ministri i Brendshëm premtoi se bandat do të sulmoheshin shumë shpejt nga shteti, por në fakt ishin bandat që sfiduan shtetin.

Statistikat e përdorura nga ministri në Kuvend nuk bëjnë asgjë për të argumentuar, madje as për të mbuluar situatën.

Ngjajnë me bikinit braziliane që mbulojnë një pjesë të vogël të prapanicës, por 80% të saj e lënë jashtë…/Pamfleti