Showbiz18 Prill 2019, 04:30

A po e shkatërron kritiku juaj i brendshëm marrëdhënien në çift?

Shkruar nga Pamfleti
A po e shkatërron kritiku juaj i brendshëm marrëdhënien

A po e shkatërron kritiku juaj i brendshëm marrëdhënien në çift?

Shumë njerëz janë të rrënuar nga vetëkriticizmi, zëri i brendshëm që e vë në dyshim çdo vendim dhe çdo lëvizje. A po veproj mirë? Çfarë mund të bëj më mirë? A është i gabuar ky veprim?

Kritiku juaj i brendshëm mund t’ju pengojë nga arritja e qëllimeve dhe të dëmtojë vetëbesimin. Madje, kur ndodh gjatë intimitetit mund të shkatërrojë jetën tuaj seksuale dhe marrëdhënien.

Të bëhesh kritik i vetes, shpesh është gjë e mirë, por pasiguria e tepruar dhe mendimet shpërqëndruese në një marrëdhënie çojnë drejt shkatërrimit të raportit.

Tërheqja, ndjenjat, pasioni, nevojat tuaja seksuale, performanca juaj, sjellja dhe detajet më të imëta janë ato të cilat kritiku juaj i brendshëm i vë në pikëpyetje.

Ekspertët thonë se për të sfiduar vetëkriticizmin, së pari duhet t’i shkruani të gjitha këto mendime në detaje, por ta bëni këtë në vetën e dytë për të distancuar veten prej tyre.

Hapi tjetër është më i vështirë, por efektiv. Verbalizojini këto mendime me partnerin tuaj. Duke i shprehur ato në vend që t’i mbani  në kokë, mund t’i zbrapsni së bashku.

Mund të filloni duke shpjeguar se vetë dyshimi ju ndalon të ndjeni një lidhje të ngushtë me partnerin tuaj dhe pastaj ndani dyshimet dhe frikën tuaj me të.  Mund ta përdorni këtë mundësi për të folur rreth asaj që ju jep kënaqësi për të forcuar marrëdhënien tuaj në çdo aspekt.

Gjatë seksit, mos u shpërqendroni. Nëse mendimet kritike hyjnë në kokën tuaj, kthejeni vëmendjen tek partneri. Kontakti sy më sy mund t’ju ndihmojë gjithashtu të dobësoni kritikun tuaj të brendshëm dhe t’ju rritë vetëbesimin.

Lifestyle