Kriza e refugjatëve sjell populistët në pushtet në Slloveni

Kriza e refugjatëve sjell populistët në pushtet në Slloveni

Kriza e refgjatëve, pas sjelljes në pushtet të populistëve në Itali, ka bërë që edhe në lloveni të vijnë në fuqi pikërisht populistët. Ish-kryeministri Janez Jansa rikthehet në pushtet 5 vite pasi dha dorëheqjen dhe u burgos me akuzë për korrupsion. 25% e zgjedhësve mbështetën platformën e tij kundër emigrantëve.

 

Edhe komediani Marjan Shareç tërhoqi 12.7% të votuesve me të njejtën platformë, duke bërë lëvizjen që mban emrin e tij, forcë të dytë politike. Rezultat tepër i dobët për kryeministrin në largim Miro Cerar, i cili mori vetëm 9%. Socialdemokrati dha dorëheqjen pas skandalit korruptiv me projektin 1 miliardë euro për përmirësimin e hekurudhës.

 

Sidoqoftë nacionalisti Jansa nuk ka votat për qeverinë,  as me mbështetjen e Sllovenisë së Re të qendrës së djathtë. Ndaj do të duhet ti shtrijë dorën komedianit Sareç, pavarësisht se gjasat janë të pakta për një koalicion mes tyre dhe nuk përjashtohet mundësia e zgjedhjeve të parakohshme në vendin me 1.7 milionë banorë.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti