Politike20 Qershor 2019, 13:44

Kriza politike/ Hajdari thirrje Ramës: Po i hedh benzinë zjarrit, evitoni viktimat

Shkruar nga Pamfleti
Kriza politike/  Hajdari thirrje Ramës: Po i hedh benzinë zjarrit,

'Reformën e udhëheq unë', Hajdari tjetër goditje politikanëve: SHBA mbështetje absolute

Rudina Hajdari ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është duke i hedhur benzinë zjarrit dhe shantazhuar  instuticionet.

Gjithashtu, deputeteja demokrate tha se Rama , pavarësisht fjalëve të tij, e ka humbur mbështetjen nga ndërkombëtarët.

Një mesazh Rudina Hajdari e ka dhënë edhe për Presidentin e Republikës, nëse ai, sipas saj, ka ndërmend të shpërndajë Parlamentin.

Fjala

“Është vërtetë një situatë që duhet ishte evituar më parë. Por ja ku erdhëm sot në fakt, për shkak të politikës shqiptare, të metodës së 30 viteve të fundit, disa parti, individë që luftojnë njëri tjetren dhe nuk duan të shmangin dhunën, e filloj edhe me unë një shprehje si kryeministri i vendit, ‘dhuna fillon ku mbaron arsyeja’, dhuna fillon ku mbaron politika, por ka disa formal, fizike, verbale, psikologjike të gjitha llojeve, nëse do flasim për dhunë, kemi dhunë të jashtëzakonshme që po ndodh nga individë jashtë parlamentin dhe brenda. Kryeministri që vazhdon me mënyrën e tij të përdorë një gjuhë të acaruar, arrogante, ofenduese për shqiptarët dhe deputetët e parlamentit.  Është e drejtë të thuhet që kemi humbur arsyen në mënyrë që sot nuk jemi në gjendje ti japim përgjigje që të evitojmë konfliktin që po ndodh në të gjitha qytetet e vendit”-tha ajo,

Sipas Hajdarit, “Rama po thotë se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Por ai po e humbet, se kohët e fundit po e përdor këtë parlament për ti hedhur benzinë zjarrit, për shantazh institucioneve, për arrogancë, që e ka brenda e jashtë vendit. Ai thotë se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, por është ai që sot mori përgjigjen nga KE për mos hapjen e negociatave.

“Ndodhemi përballë një realiteti që këto hetime, si dosja 339 dhe 184 mund të mos gjejnë përgjigje. Këto dosje mund të përfundojnë pa mbaruar hetimi plotësisht duke qenë në kufi të afatit kohorë. Ne ndodhemi po në të njëjtën situatë si më parë, mbylljen e dosjeve të nxehta, mbyllja e tyre sepse ka zyrtarë të lartë që dalin në lidhje me krimin. Të ndëshkojmë politikanët që kanë qenë mbi ligjin dhe që nuk kanë marrë asnjë ndëshkim për shkeljet që kanë bërë. Duhet të jemi më serioz. A është kjo një mënyrë për t’i thënë shqiptarëve që pa u bërë ju viktima ne nuk do t’i fitojmë zgjedhjet. Thirrni mendjes të dashur politikanë, nuk duhet të bëjmë lojëra me shqiptarët. Nuk duhet ët ketë më viktima mes shqiptarëve. Nëse kryeministri ka informacione për viktima, ai duhet të marri masa për ta parandaluar”- tha ajo.

“Presidenti nëse e bën këtë gjë ti thotë burgut hapu, nuk e ka për kompetencë të shpërndajë kuvendin, kjo ndodh në dy situata dhe ju e dini fare mirë është e parashikuar në Kushtetutë”- tha ajo.

“Të ndalosh një person të dalë nga vendi 5-10 vjet është shumë tepër, nuk e kam parë në asnjë praktikë të BE, nëse ky nen është në përputhje me kushtetutën, ne mund ta marrim përshembull por deri atëherë kodi që parashikon dënimin për person që shkelin të drejtën e votës, jemi në rregull nëse mendoni se jetojmë në demokraci, përndryshe vazhdoni si e keni nisur se nuk e keni mirë”- tha ajo.

Politike