Politike11 Korrik 2019, 13:21

Kriza politike në vend, Meta zbulon “ilaçin” shërues dhe këmbngul për 13 Tetorin

Shkruar nga Pamfleti
Kriza politike në vend, Meta zbulon “ilaçin”

Meta kundër qeverisë përsëri, nuk dekreton dy ligje të tjerë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish mesidtën e sotme. Ndërmjet një postimi, Meta ka treguar për takimin me delegacionin e Komitetit Hebreo-Amerikan, ku tema kryesore e dikutimit ihste kriya në Shqipëri dhe zgjidhja që ai u propozoi. Sipas Metës zgjedhjet e lira de të ndershme janë ilaçi ikrizës.

Reagimi

Pata sot një takim të përzemërt me delegacionin e Komitetit Hebreo-Amerikan me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z.David Harris.
E njoha me situatën aktuale në Shqipëri, krizën e rëndë kushtetuese dhe institucionale që ka përfshirë vendin, si dhe me propozimin tim për zgjidhjen e saj, nëpërmjet zhvillimit të tri palë zgjedhjeve më 13 tetor 2019: vendore, parlamentare dhe të Presidentit nga populli.
I vetmi ilaç që shëron vendin nga kjo krizë e thellë përfaqësimi dhe legjitimiteti është vetëm respektimi i votës së lirë dhe direkte të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe pranimi i verdiktit të tyre final nga të gjithe ne.

Politike