Kronike22 Maj 2024, 13:08

1 milionë euro kanabis, zbulohet organizata kriminale e shqiptarëve për kultivim droge në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

1 milionë euro kanabis, zbulohet organizata kriminale e shqiptarëve

Policia greke ka zbuluar organizatën krimale të shqiptarëve që merrej me kultivim dhe trafikim droge. Një 38-vjeçar shqiptar, është arrestuar në Greqi si anëtar i kësaj organizate.

Foti Llambris nga Skrapari, katër muajt e fundit së bashku bashkëpunëtorët e tjerë, kishin kultivuar një sasi të madhe të bimëve kanabis me qëllim shitjen e tij.

Policia greke sekuestroi 812 bimë kanabis. Sipas mediave greke organizata kriminale do të kishte përfitime monetare deri në 1 milion euro.

Bëhet me dije se fillimisht anëtarët e organizatës kanë blerë farat e kanabisit dhe pajisje të specializuara dhe më pas kanë zgjedhursi vend kultivimi një zonë me bimësi të lartë dhe të egër, për t’u mos u dalluar lehtë.

Gjithashtu, anëtarët e organizatës për komunikimin e tyre brenda vendit të kultivimit përdornin pajisje operative telefonike dhe pajisje celulare me radiofrekuencë, të cilat i karikonin në panele fotovoltaike, ndërsa në të njëjtën kohë kishin konfiguruar hapësira ndihmëse, që i përdornin e përdorën për të vëzhguar plantacionin.

Në përfundim të operacionit policia greke ka sekuestruar gjithashtu: 2 lente, 1 telefon celular, dylbi, radio marrëse, panele diellore, pajisje kultivimi, shumat monetare 100 euro dhe 1500 lekë shqiptare, si dhe një automjet.