Kronike25 Shkurt 2024, 19:17

40-vjeçari bie në ujë gjatë peshkimit në Porto Romano, polumbarët dhe RENEA nisin kërkimet

Shkruar nga Pamfleti

40-vjeçari bie në ujë gjatë peshkimit në Porto

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Porto Romano në Durrës, ku një 40-vjeçar ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë teksa peshkonte, dhe nuk ka mundur të dalë.

Nga informacionet e policisë, mësohet se Aurel Ndoni ka qenë së bashku me vëllanë dhe një person tjetër.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B.

"Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. B., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat", thuhet në njoftimin e policisë.

polumbare renea peshkim