Kronike25 Shkurt 2024, 20:12

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 26-vjeçari shqiptar; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 26-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Seksklou – Volos në Greqi, ku një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

Mësohet se viktima është identifikuar si Serxho Sula 26-vjeç.

Aksidenti tragjik ka ndodhur pak para orës 18.00, kur 26 vjeçari Serxho Sula, po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.

Motoçikleta me të cilën po udhëtonte ka rrëshqitur në sipërfaqen e rrugës dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë është përplasur në parmakë dhe ka shkaktuar vdekjen tragjike të të riut shqiptar.

Serxho Sula, me origjinë shqiptare, jetonte në Nea Ionia Volos dhe kishte një dobësi të veçantë për motorët.

Një ambulancë e EKAV mbërriti në vendngjarje, por ishte tepër vonë.

Sektori i Qarkullimit në Volos po kryen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit.

 

 

 

 

 

aksident greqi shqiptar