Kronike23 Maj 2024, 15:10

Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë 54-vjeçarja shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku ka humbur jetën tragjikisht një 54-vjeçare shqiptare.

Në automjetin tjetër ka qenë një tjetër 35-vjeçare, e cila ka rezultuar negative në testin e alkoolit.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në në Via VI Strada, pak pas orës 23:00.

Shqiptarja ishte duke ecur në anën e djathtë të korsisë teksa është përplasur nga një makinë tip Smart. Drejtuesi i kësaj të fundit mësohet të ketë qenë një grua rreth 35 vjeçe, gjithashtu banuese në Fano. 35-vjeçarja nuk ka arritur të ndalojë në kohë, duke u përplasur me 56-vjeçaren. Përplasja ka qenë e fortë saqë shqiptarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesja e mjetit Smart është ndalur menjëherë për të ofruar ndihmë. Për më tepër, ajo ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore, e cila rezultoi e kotë. Punonjësit e policisë rrugore të Caglit kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e aksidentit, ku kanë sekuestruar makinën tip Smart.