Kronike24 Maj 2024, 08:42

Aksident i rëndë në Tiranë, motori përplaset me "Audi-n"; dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Tiranë, motori përplaset me
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet tek zona e njohur si rruga "Bardhyl", ku një motor është përplasur me një makinë tip "Audi”.

Mësohet se nga përplasja e fortë, motori ka përfunduar në trotuar, ndërsa drejtuesi është dërguar me urgjencë në spital.

Lidhur me ngjarjen, policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e drejtuesit të motorit.