Kronike24 Maj 2024, 12:55

Aksident në Kuçovë, 33-vjeçari përplas të miturin; arrestohet shoferi i mjetit

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Kuçovë, 33-vjeçari përplas të
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në Kuçovë, ku një 30-vjeçar ka përplasur një këmbësor 17-vjeç.

I mituri ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital për mjekim.

Ndërkohë, bëhet me dije se policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

"Arrestohet në flagrancë shtetasin Xh. S., 30 vjeç, banues në Kuçovë, pasi mbrëmjen e djeshme, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas 17 vjeç (këmbësor), i cili është në kujdesin e mjekëve", njoftoi policia.