Kronike14 Prill 2024, 22:45

Aksidenti i trefishtë në Shëngjin me dy gra të plagosura dhe një fëmijë të mitur, arrestohet shoferi; ishte i dehur

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti i trefishtë në Shëngjin me dy gra të plagosura dhe

Është vënë në pranga shoferi 63-vjeçar i cili shkaktoi aksidentin e rëndë në Shëngjin, i cili në gjendje të dehur, është përplasur me dy mjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosura dy gra dhe një fëmijë i mitur.

'Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë shtetasin T. N., 63 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi sot, rreth orës 17:20, në Shëngjin, automjeti tip “Audi”, që ai e drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident me 2 automjete të tjera tip “Benz”.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, shtetasja Xh. M., 39 vjeçedhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.', njofton policia.