Kronike26 Shkurt 2024, 13:20

Avokatja e Hygerta Metës: Dëshmitë ishin kontradiktore, ka ende vend për hetim

Shkruar nga Pamfleti

Avokatja e Hygerta Metës: Dëshmitë ishin kontradiktore, ka ende

Avokatja e Hygerta Metës dhe vëllait të vogël Amarildo Meta ka folur pas seancës së sotme ku u caktua masa “arrest me burg” për tre fëmijët që vranë dhe groposën babanë Pëllumb Meta.

Avokatja është caktuar nga shteti, pasi të dy kanë refuzuar që të marrin avokat për mbrojtjen e tyre.

Arta Gecaj tha për mediat se ka ende vend për hetimet, pasi Hygerta Meta ka ndryshuar dëshminë, duke pranuar vrasjen e të atit dhe tashmë dëshmitë janë kontradiktore. Avokatja shtoi se tre fëmijët do të merren sërish në pyetje nga Prokuroria.

“Ata nuk kishin zgjedhur një avokat për mbrojtjen, janë caktuar kryesisht nga shteti. Sa i përket dy të mbrojturve prej meje, Hygerta pranoi veprën që ka kryer. Duke qenë se ka dhënë dy prononcime të tjera që janë në kundërshtim me njëri-tjetrën, sot tha se jam unë ajo që e kam kryer aktin. Do vazhdojnë hetimet. Atje janë bërë dy deklarime kontradiktore, ka vend për hetime të tjera shtesë”, u shpreh Gecaj.