Kronike26 Shkurt 2024, 16:32

Dënohet familja “model” e shqiptarëve në Belgjikë, trafikonin sasi të mëdha kokaine; ja ku i fshihnin paratë

Shkruar nga Pamfleti

Dënohet familja “model” e shqiptarëve në

Katër anëtarë të një familje shqiptare në Belgjikë janë dënuar për trafik të lëndëve narkotike.
Autoritetet , gjatë kontrolleve, kanë zbuluar 56 mijë euro cash, të fshehura poshtë krevatit të prindërve.
Rasti u zbulua nga operacioni “Sky”, si pasojë e të cilit u zbuluan mesazhet e koduara të krimit.
Shtetasi shqiptar me inicialet A. B, 29 vjeç, rezultoi se luante rol kyç në një grup kriminal që tregëtoi të paktën 958 kilogramë kokainë, me një vlerë totale prej gati 29 milionë eurosh.
Shtetasi shqiptar e pranoi se ishte pjesë e trafikut, duke treguar edhe se transportonte deri në 200 kilogramë kokainë.
Gjatë kontrollit të banesave gjithashtu u gjetën dhe sekuestruan armë zjarri të gatshme për të qëlluar. Por ndërhyrja e hershme pengoi identifikimin e drejtuesve të bandës.
Gjykata e dënoi shqiptarin A. B me 7 vite burgim. Ai u kërkoi falje prindërve dhe dy vëllezërve dhe theksoi se ata nuk ishin të përfshirë në ngjarje.
Por gjykata dha dënim edhe për ta, ku F. B, 23 vjec u dënua me 2 vjet burg. Babai i tij G. B, 57 vjec dhe nëna F. B, 52 vjec secili morën nga 1 vit burgim.
Sipas prokurorit, prindërit kanë ndihmuar në pastrimin e parave të drogës.
Dhjetë të tjerë u akuzuan në këtë rast. Njëri prej tyre u shpall i pafajshëm. Të tjerët morën dënime efektive deri në 6 vjet burg. Të 13 anëtarëve të dënuar të bandës iu shqiptua gjithashtu një gjobë totale prej 268,000 euro. Të gjitha së bashku, 992.500 euro.

belgjike droge sky ecc