Kronike16 Qershor 2024, 14:11

Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, 1 viktimë dhe 1 i plagosur shtetas shqiptarë; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, 1 viktimë dhe 1 i
Pamje nga vendngjarja

1 shqiptar ka humbur jetën, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i plagosur nga aksidenti tragjik në Greqi.

4 persona kanë mbetur të vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur nga përplasja e një automjeti me një autobus në Ksanthi të Greqisë.

5 të rinj ishin duke udhëtuar nga Halkida për në Ksanthi, ndërsa mësohet se automjeti ka hyrë në sens të kundërt dhe është përplasur me autobusin.

Nga përplasja e fortë, automjeti është ndarë në mes dhe pjesë të tij kanë fluturuar deri në 150 metra larg. Makina dhe autobusi u përplasën kokë më kokë me njëri-tjetrin në autostradën e vjetër Ksanthi-Kavala.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat të cilët ndodheshin në automjet, konkretisht drejtues shtetasi grek Georgios Oikonomidis 26 vjeç si dhe pasagjerët: Diana-Ana-Maria Bobu 28 vjeçe nga Rumania, Georgia-Maria Mastori 22 vjeçe nga Greqi dhe Neldian Serjani 27 vjeç nga Shqipëria. I plagosur rëndë ka mbetur pasagjeri i pestë i mjetit, Nikolaos Metoxiatis 22 vjeç nga Greqia.

Nga përplasja e fortë janë plagosur lehtë drejtuesi i autobusit dhe 3 pasagjerë mes të cilëve shtetasja shqiptare Pranvera Filja 39 vjeçe nga Elbasani.

Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, 1 viktimë dhe 1 i