Kronike25 Shkurt 2024, 12:36

Dhunoi bashkëshorten në prani të vajzës së mitur, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi bashkëshorten në prani të vajzës së mitur,

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi dhunonte bashkëshorten.

Ai u kap në flagrancë teksa dhunonte gruan në prezencë të vajzës së tyre të mitur.

Gjatë shoqërimit në polici, 43-vjeçari ka kundërshtuar me forcë efektivët e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pllakë” të Gjirokastrës.

"Menjëherë pas sinjalizimit, Policia ndërhyn për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti dhune në familje.

Vihet në pranga 43-vjeçari që dhunonte bashkëshorten, në prezencë të vajzës së tyre të mitur.

Ky shtetas gjithashtu kundërshtoi me forcë, efektivët e Policisë, gjatë shoqërimit.

Sapo janë njoftuar për një rast të dhunës në një familje që banonte në lagjen “Pllakë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në banesë, për të arrestuar shtetasin përgjegjës dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Menjëherë u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi S. Xh., 43 vjeç, banues në Gjirokastër. 43-vjeçari dhunonte bashkëshorten në prezencë të vajzës së tyre 13 vjeçe dhe gjatë shoqërimit, kundërshtoi me forcë, punonjësit e Policisë", njoftoi policia.